BotaPolitike

Trump “show fushate”: Sa herë dal në gjyq, më rritet mbështetja

KAON

Donald Trumpi po i trajton paraqitjet e tij në gjykata si event fushate, duke e përzier si rrallëherë më parë mbrojtjen e tij ligjore me përpjekjen për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë, thotë BBC.

Gjigandi mediatik shprehet se telashet e tij ligjore, Trumpi në rrëfimin e vet po i përshkruan si pjesë të një plani të Joe Bidenit dhe demokratëve për t`i ndaluar fitoren në zgjedhjet e 2024-tës, duke u viktimizuar kështu në sytë e zgjedhësve amerikanë. Dalja e tij të enjten në një sallë gjyqi në Nju Jork pasoi një paraqitje tjetër në Uashington në fillim të javës. Ish-presidenti vendosi të shkonte personalisht në gjykatën federale të apelit ku avokatët e tij mbrojtës argumentuan se nuk mund të gjykohej për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas BBC-së, ai e bën këtë qëllimisht pasi mendon se sa herë që de në gjyq, fushata e tij merr mbështetje të re.  Ai i tha gjykatësit në Nju Jork se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

Palët paraqitën të enjten aty argumentet e tyre përmbyllëse. Prokurorët kërkojnë vendosjen e një gjobe prej 370 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit, të cilin e akuzojnë se ka mbivlerësuar vlerën neto të pasurive të tij për të përfituar kredi nga bankat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?