Poezi

” Era tek unë çan kufijtë e mallit”-Poezi nga Teuta Anif Muji

KAON

GRUAS SË DËSHMORIT ​

Kushtojani një ditë asaj
që fjongon e bardhë
E zevendësoi me shaminë
kuq e zi
Kushtojani nënës asaj
që i mbetën duart në gji.
Kushtojani asaj shtojzovalleje
që bjeshkët do t’i bartë mbi supe
e diell nuk do të shohë me sy
Nëna ajo pra që me gjirin melhem
mëkoi trimin e maleve
për t’i dalë zot kullës së gjyshit.
Ajo që me uratën e dritës
u dogj nëpër kohët barbare
vetëm e vetëm që
e ardhmja të shndrijë
A nuk është ajo heroinë e
kohëve që përjetoi
dhimbjen në shpirt?!
Dhe sot kur i këndojmë lavdisë
të kremtojmë edhe një ditë
se nuk është tepër
Një ditë feste
për nënat shamizeza
Atyre që mbetën
simbol i krenarisë…

 

SOT, NESËR

Era tek fryn
Çan kufijtë
E mallit tim
Si vullkan do të shpërtheja
Për atë të shkretin përqafim
Çalon ..
Sikur ecja nëpër kalldrëme
Mëria në ty
Sot, nesër Të pres…

 

PËRRALLA

 

Ec malit

Zana

Pushon mrizeve

Mendimet

Lajnë lumenjtë

Poeti

Vërshon malet

Kërkon vashën

Ti del nga përralla

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?