Aktualitet

Tiranës i shtohet një tjetër kullë, “Hora Vertikale” rreth 50 kate dhe 140 m e lartë

KAON

 

Me sipërfaqe mbitokësore prej 55,000 m2 dhe lartësi 140 m, projekti “Hora Vertikale” është qiellgërvishtësja më e re që do t’i shtohet Tiranës. Faza e parë e ndërtimit ka kaluar me sukses, pasi institucionet e kanë miratuar lejen dhe qendra e re e banimit pritet të hapet pranverën e ardhshme.

 

Sipas të dhënave që ka siguruar newsbomb.al nga studio projektuese, “Hora Vertikale” paraqet ndërtesa banimi të rregulluara në një vendbanim vertikal – ‘Hora’ në shqipen e lashtë.

Kulla "Hora Vertikale" qe do te ndertohet ne Tirane
Kulla “Hora Vertikale” qe do te ndertohet ne Tirane

Pjesa e poshtme, do të ketë një park të gjelbëruar me hapësira që ofrojnë lehtësi dhe mundësi të ndryshme si për banorët ashtu edhe për vizitorët. Projekti është konceptuar si një fshat unik vertikal i vendosur mes një qyteti të madh të gjelbëruar.

Materialet për ndërtimin e kullës do të jenë shqiptare, për të minimizuar gjurmën e karbonit dhe për të mbështetur ekonominë lokale.

Newsbomb.al mëson se i gjithë projekti është zhvilluar duke përdorur shtatë lloje të ndryshme kubesh, secili prej shtatë katesh – një lartësi mesatare karakteristike për shumicën e ndërtesave në Tiranë.

Kulla "Hora Vertikale" qe do te ndertohet ne Tirane
Kulla “Hora Vertikale” qe do te ndertohet ne Tirane

Pavarësisht reklamës, edhe projekti synon të integrohet në atë që është Tirana në të vërtetë ditët e sotme, një kaos i madh urban. “I synuar për të portretizuar vertikalisht natyrën kaotike të Tiranës, projekti vendos një theks të fortë te qëndrueshmëria”, thonë projektuesit.

Ne kemi siguruar dhe një foto të zonës aktuale ku do të ndërtohet kulla rreth 50 katëshe, e cila i përshtatet madhësisë së kullave të ndërtuara vitet e fundit në pika të ndryshme të Tiranës. “Hora” do të ndërtohet krah një qendre të madhe tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe Universitetit të Sporteve.

Projektimi është realizuar nga “OODA Architecture” dhe arkitektë vendas të “Artech”, kurse arkitekti kryesor është Diogo Brito. Studio LAIII – Lopes Associates është përgjegjëse për anën inxhinierike të projektit, por deri tani ne nuk kemi arritur të mësojmë se cili është ndërtuesi.

Zona aktuale ku do te ndertohet kulla "Hora Vertikale"

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?