Dita e dytë në Shëngjin/ Rama vijon mbledhjen me kabinetin, drejtorët dhe drejtuesit politikë në qarqe
Në këtë takim është bërë analizë e thelluar e punëve dhe arritjeve për të gjitha ministritë, ndërsa është shpalosur plani dhe vizioni për vitin 2024.
Përveç ministrave të qeverisë, në takim janë prezentë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, kreu i Grupit Parlamentar Bledi Çuçi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Sakaq, të pranishëm të tjerë në këtë mbledhje dy ditore janë drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici si dhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano. Pas mbërritjes së pjesëmarrësve, priten që kryeministri Edi Rama të mbajë dhe një fjalë publike
Total 0 Votes
0
0
