Sport

Qëlloi portierin që i dëmtoi të birin, kërkon falje babai i sulmuesit të kombëtares

KAON

Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte goditur të birin gjatë ndeshjes, duke e detyruar të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në vetull.

Në një intervistë të dhënë për Rai, babai i futbollistit kërkoi ndjesë për gjestin anti-sportiv.

Ai tha se i kërkon falje gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?