Bota

Kryeministri më i ri në historinë e Francës, pjesë e komunitetit LGBTQI+

KAON

Presidenti Emmanuel Macron emëroi ministrin e Arsimit Gabriel Attal si kryeministër në një përpjekje për t’i dhënë një vrull të ri presidencës së tij.

Macron pranoi ditën e djeshme (8 janar 2023) dorëheqjen e Elisabeth Borne, 62 vjeçe, e cila shërbeu më pak se dy vjet në detyrë, përpara një riorganizimi gjerësisht të pritshëm të kabinetit që kërkon t’i japë frymë të re tre viteve të fundit të mandatit të tij.

Pas emërimit të Attal si kryeministër, presidenti francez i tha ish-ministrit të arsimit se ai “mund të llogarisë në energjinë dhe angazhimin e tij për të zbatuar projektin e riarmatimit dhe rigjenerimit që ka shpallur”.

Komentatorët e kanë parë riorganizimin si thelbësor për rinisjen e presidencës qendrore të Macron për tre vitet e fundit dhe për të parandaluar që ai të bëhet një lider “i çalë” pas një sërë krizash.

Që kur mposhti të djathtën ekstreme për të fituar një mandat të dytë në vitin 2022, Macron është përballur me protesta për reformat jopopullore të pensioneve, humbjen e shumicës së tij të përgjithshme në zgjedhjet parlamentare dhe polemika mbi legjislacionin e imigracionit.

Ndërsa Macron nuk mund të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës, rinisja e qeverisë së tij shihet si vendimtare për të ndihmuar në parandalimin e Marine Le Penit që të bëhet presidente.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?