Rey Manaj shënon dy gola të tjerë me Sivasporin e tij
Rey Manaj ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e Sivasporit në Turqi.
Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në transfertë te Kayserispor me rezultat 1-3.
Manaj realizoi dy gola në fundin e ndeshjes pranë rezultat 1-1.
Sulmuesi shqiptar fillimisht realizoi në minutën e 90-të për 1-2 nga penalltia.
Tetë minuta më vonë Manaj shënoi sërish, kësaj radhe për rezultatin përfundimtar 1-3.
Goal: Rey Manaj | Kayserispor 1-2 Sivassporpic.twitter.com/sQ2pcSeM6m
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 7, 2024
Total 0 Votes
0
0
