Aktualitet

LAJM I FUNDIT! Shoqërohet në policinë e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë

KAON

Bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë në Sukth është shoqëruar në policinë e Durrësit.

Sipas burimeve, dyshohet se e ka shtyrë për të ndërmarrë këtë akt. Bashkshortit te 41-vjeçares i jane gjetur edhe arme ne shtepine e tij gjate kontrollit nga policia

Dyshohet se bashkëshorti ka çuar drejt aktit ekstrem nënën e katër fëmijëve.

Kanë qenë dëshmitë e fëmijëve të cilët pohuan në polici se nëna dhe babai kishin konflikte të forta dhe se ky i fundit kishte ushtruar dhunë. Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesë burrit të 41-vjeçares i janë gjetur armë.

Bashkëshorti i të ndjerës po ashtu kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme.

Dje u pretendua nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte ndjerë e bullizuar për shkak të disa postimeve në rrjetin social TikTok, ku i kishin shpërndarë fotot. Madje u përfolën dhe se konfliktet ishin me kolegë të saj të punës në një fabrikë.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?