Aktualitet

Punimet për hekurudhën, ja si devijon trafiku në unazën e Durrësit

KAON

ARRSH njofton se shkak janë bërë punimet që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore  Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, 08 janar dhe do të zgjasin deri në 12 janar.

“Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore  Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024. Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?