Aktualitet

Hak’erat iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Gjykatës së Lartë.

KAON

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Gjykatës së Lartë. Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se faqja e Gjykatës së Lartë ka rënë dhe qytetarët e kanë të pamundur të informohen mbi vendimet e marra nga kjo gjykatë.

Siç duket, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi nuk ka mundur ti mbrojë të dhënat në sistem pasi tashmë ai është sulmuar nga hakerët iranianë të cilët kanë akoma edhe më shumë informacione në duart e tyre.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Gjykata e Lartë po ashtu as nga grupi i hakerëve në Telegram.
Sulmohet faqja e Gjykatës së Lartë

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të sulmohen sistemet për të cilat derdhen mijëra euro për tu mirëmbajtur.

Hakerët kanë sulmuar gjithashtu edhe kompaninë telefonike “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie. Hakerët thanë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike dhe siç duket kjo ka qenë arsyeja pse ata e kanë sulmuar.

Më vonë, hakerët njoftuan se kanë sulmuar kompaninë ajore “Air Albania” dhe kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë.

Faqja e Parlamentit gjithashtu ra pjesë e sulmeve kibernetike duke u bllokuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?