Politike

Rama në konferencën e fundvitit: Viti më i mirë për Shqipërinë

KAON

Në këtë konferencë, mund të them se ndihem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duke pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të huaja, në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit, duhet të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria apo institucionet financiare ndërkombëtare. Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4 për qindëshit, 3.7 apo 3.8 për qind”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?