Sport

Video/ Mbappé surprizon fëmijët, dhurata e papritur e Krishtlindjeve për…

KAON

Sacha dhe Adam, dy tifozë të vegjël të PSG-së që janë anëtarë të “Junior Club”, kanë marrë një dhuratë të veçantë për Krishtlindje që vështirë se mund të harrohet.

Klubi parizien në fakt u ofroi atyre mundësinë për të xhiruar një reklamë për ekipin e tyre të preferuar të drejtuar nga një regjisor i jashtëzakonshëm, Kylian Mbappé.

Kapiteni i PSG-së iu prezantua dy tifozëve të rinj me bark, mustaqe dhe syze fallco. Vetëm pasi i bëri fëmijët të imitonin festën e tij ikonë pas golit (krahët e kryqëzuar mbi gjoks duke vendosur pëllëmbën e dorës nën sqetullën përballë), ai hoqi maskën.

Dy tifozët e vegjël kanë mbetur pa fjalë dhe surpriza e tyre u përjetësua në një video urimi për Krishtlindje të postuar në rrjetet sociale nga PSG.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?