Aktualitet

Aktivizohet sërish zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

KAON
Një vatër e re zjarri është aktivizuar para pak minutash në qendrën tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët mesditën e së hënës.

Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari raporton se situata është përkeqësuar.

Ndërkaq, përfundoi operacioni i evakuimit të banorëve që mbetën të bllokuar në ndërtesën shumëkatëshe, në të cilën ndodhej qendra tregtare.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?