Joe Biden fal mijëra të dënuar për përdorim hashashi për festa
Sipas Shtëpisë së Bardhë me këtë vendim bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë.
“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.
Total 0 Votes
0
0
