Politike

Berisha: Epoka e ndritur që solli PD ka marrë fund! Sot jemi në një monizëm

KAON

Berisha: Epoka e ndritur që solli PD ka marrë fund! Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam

Vij sot te ju për një bisedë në të cilën duhet të theksoj këto momente kryesore.
Prej kohësh është përsëritur se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje, në një betejë për ekzistencën e saj.
Ne para pak ditësh kremtuam 33-vjetorin e themelimit të partisë.
Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme.
Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund.
Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri.
Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi të plotë, se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991.
Sot, liritë politike të popullit opozitar janë absolutisht de facto të asgjësuara.
Sot, çdo formë shteti që të pret liritë, është pushtim i brendshëm apo i jashtëm.
Dhe mund t’u them se në histori janë të rralla kombet që kanë përjetuar pushtime më të shumta se ne. Por asnjëri prej këtyre pushimeve nuk ka spastruar në 9 vite, 35 përqind të kombit shqiptar. Kurrë dhe asnjëherë.
Ju jeni nëna, motra, vajza, gjyshe, jeni kontributore kryesore në epokën që është mbyllur.
Me shumë të drejtë mund të shtroni pyetjen: po mirë, ju thoni se epoka që solli PD u mbyll. Çfarë mbetet për ne demokratët?
Gjithnjë do i përmbahemi të vërtetës.
Për ne demokratët mbeten vetëm dy gjëra. Mbetet trashëgimia jonë, thashë edhe njëherë, ne sollëm epokën më të ndritur në historinë e këtij kombi.
Por, ne sot këtu ku jemi, jemi para një vendimi të parë ose të dytë të jetës sonë. Të parë, për vajzat e reja që në vitet 1990 nuk kanë pas lindur akoma ndoshta, të dytë për ne të tjerët, që në vitin 1990 u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën.
Pra, për të përmbysur këtë diktaturë.
Nuk ka asnjë dyshim për çdo njeri që ka gjykim politik se kjo është një diktaturë bande dhe të gjithë ata që kanë studiuar diktaturat, diktaturën e bandës e kanë cilësuar si më të keqen e diktaturave. Sepse në dallim nga diktaturat e tjera, që kanë ligje, kjo nuk ka ligje, por vetëm vullnet të një njeriu që bën gjithçka dhe merr çdo vendim.
Por për çfarë na duhet e shkuara jonë? Na duhet për reflektim për përgjegjësinë tonë për këtë që ka ndodhur.
Se kjo që ndodhi, ne përmbysëm diktaturën si luftëtarë lirie, si njerëz që dëshmuam se pasioni ynë kryesor është liria.
Por këto 10 vite, para syve tanë, liria u tret. Para syve tanë, institucionet demokratike u shpërbënë. Para syve tanë, të drejtat e qytetarëve tanë u shkelmuan. Para syve tanë, u arrestuan për çështje civile 22 mijë qytetarë. Para syve tanë, bandat rivendosën sundimin e tyre, që ne me duart e hekurta i përzumë. Para syve tanë, fëmijët tanë vetëm u larguan nga Shqipëria. Shqipëria u braktis.
Para syve tanë ndodhën të gjitha këto. Jo se ne na kishte lënë fuqia. Jo. Jo se ne nuk kishim pasion lirinë. Jo. Por në mënyrën më tragjike ne u tradhtuam.
Ne jemi sot opozitarët e kauzave të tradhtuara. Sepse ne nuk duhet të lejonim kurrë të ndodhnin këto. Ne kishim çdo fuqi për të mos lejuar instalimin e kësaj që është instaluar

Ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë

Çfarë na duhet ne kjo analizë? E para, trashëgimia na duhet se është frymëzim dhe do mbetet frymëzim përjetë.
E dyta, na duhet se si njerëz të qytetëruar, njeriu i qytetëruar njeh përgjegjësitë për atë që ka ndodhur dhe atë që do ndodhë.
Pra, na duhet për të nxjerrë përgjegjësitë tona dhe për të marrë vendime të drejta.
Për t’u shndërruar në luftëtarë të vërtetë lirie, në luftëtarë të fuqishëm të të vërtetës.
Sot, ne jemi në një situatë të vështirë.
Ku qëndron potenciali dhe fuqia jonë? Unë e di se ka shumë demokratë që mendojnë, po ja të huajt, ja të huajt. Ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë.
Në vitin 1990, absolutisht ne kishim ato ditë vetëm veten tonë. Kjo është e vërteta.
Pse po e them këtë? Po e them këtë se është naive, është e pafalshme të pretendosh për mbështetje kur nuk ke zë.
Edhe Bibla, edhe Kurani e thotë, Zoti e ka thënë, ndihmo veten që të të ndihmoj.
A është e vërtetë që nuk kemi mbështetje? Absolutisht nuk është e vërtetë. Sepse sapo filluam të ndihmojmë veten, zëri ynë ushtoi në gjithë botën.
Mos e identifikoni botën e lirë me një diplomat, me një ministër. Asnjëherë. Është krejt tjetër, është një univers lirie.
Por askush nuk duhet të presë se do vijë dikush të votojë për ne, do vijë dikush të luftojë me bandat për ne, se do vijë dikush të marrë pjesë në demonstrata.
Albana ishte në një seri takimesh. Cili ishte mesazhi? Ne rolin e opozitës nuk mund ta bëjmë.
Ama një mosbindje civile dymujore e deputetëve në parlament, çoi peshë mediat e botës. Mediat janë një pushtet moral shumë i rëndësishëm. E vërteta është se jo vetëm mediat, por edhe një seri institucionesh të rëndësishme. Dhe BE i mbylli derën, nuk ka negociata i tha.
U ndala në këtë pikë, sepse ky diskutim nuk shërben, përkundrazi është largim nga e vërteta. Ne nuk kemi armë tjetër përveç të vërtetës.
Ju jeni dëshmitarë, çdo ditë e ndjeni se çfarë frike ka mbjellë Edi Rama.
Dikush duhet ta vrasë frikën. Po nuk vramë frikën, po nuk nxorëm shqiptarët nga mbretëria e frikës ku janë zhytur, diktaturat këtë kanë, diktaturat kanë armën më të fuqishme frikën.
Së dyti, do dëgjoni rëndom, e mo ça diktature është kjo? Jo mo jo, diktaturë është kjo. Sepse diktaturat komuniste, përveç Koresë së Veriut, nuk ekzistojnë. Edhe atje ka filluar të modifikohet.
Kurse diktaturat me ekonomi tregu janë shumica e diktaturave që janë sot në botë. Shqipëria rreshtohet sot me to.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?