Sulmi tragjik në Çeki, reagon Rama: Na ka tronditur të gjithëve, dënojmë dhunën
Kryeministri Edi Rama ka reaguiar për masakrën e ndodhur në një universitet të Pragës në Çeki, ku një 24-vjeçar, Davide Kozak, përmes një sulmi me armë zjarri vrau 15 persona dhe plagosi 24 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe thotë se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse.
Po ashtu ai shton se vendi ynë qëndron pranë miqve çekë në këtë kohë të vështirë
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.
Total 0 Votes
0
0
