Aktualitet

Si pritet të jetë moti dhe temperaturat për ditë e sotme

KAON

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 – 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur; minimalja -2 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 8°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?