AktualitetPolitike

Frika nga protestuesit, deputetët e PS futen para orës 9 në sallën e Kuvendit

KAON

Deputetët e PS kanë shkuar më herët se zakonisht sot në sallën e Kuvendit, duke marrë shkas nga protesta e opozitës që pritet të nisë pas pak.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se ligjvënësit socialistë janë parë duke u futur në sallën e seancave plenare në orën 08:30, ndërkohë Nikolla mbërriti më herët.

Por gjatë mëngjesit të sotshëm u vunë re deputetë të rilindjes, që siç duket kanë marrë urdhër që të hyjnë herët në Kuvend nga frika e pengesave të reagimit të deputetëve të opozitës.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?