AktualitetShendet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ushtron kontrolle në të gjithë territorin për sigurinë ushqimore në vend.

KAON

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Durrës, Elbasan dhe Kukës, janë konstatuar parregullsi në tre subjekte: “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

AKU në prag të festave të fundvitit, thotë ka intensifikuar edhe më tej kontrollet për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”’, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”’ janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?