Sport

Armando Broja shënon ndaj Newcastle, por anësori i prish festën (VIDEO)

KAON

Armando Broja e nisi ndeshjen e EFL Cup të Chelseat ndaj Newcastle nga pankina, por u aktivizua në minutën e 32-të.

Trajneri Mauricio Poçetino vendosi të ndryshonte lojën e ekipit duke larguar Fernandez për të aktivizuar sulmuesin shqiptar, pasi dukshëm skuadra e tij nuk po arrinte të krijonte lojë e raste, teksa e pa veten në disavantazh që në minutën e 16 pas golit të Uillson.

Broja hyri në fushë dhe menjëherë u shfaq rrezikshëm për blutë, teksa tundi rrjetën për ekipin e tij. Por fatkeqësisht, sulmuesi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje dhe sinjalizimi i vijërojtësit i prishi festën e golit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?