Aktualitet

Sylvinho pajiset me pasaportë, merr “dhuratën” nga Rama

KAON

Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë, talente e profesionistë në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje gala, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

“Unë po e legalizoj si shqiptar”, tha Begaj, ndërsa kryeministri Edi Rama lexoi përmbajtjen e dekretit, i cili tha se futet në fuqi menjëherë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?