Aktualitet

Gruaja në Shkodër i vendos GPS burrit në makinë, procedohet penalisht

KAON

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër. Një 38-vjeçare është roceduar penalisht nga policia, pasi akuzohet se ka vendosur një pajisje gjurmuese të llojit GPS, në makinën e bashkëshortit të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen:

-H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj”,- njofton Policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?