AktualitetPolitike

Berisha: “Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër”

KAON

Sali Berisha i ka lënë të hapura të gjitha opsionet në tavolinë, që nga mosbindja civile, te greva e urisë dhe protestat. Ai tha se beteja e tyre do të vijojë.

“Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision.

Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Deri tani zëri i opozitës ushtoi në mbarë botën. Ai zotëria që shkoi mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju s’mund ta them atë fjalë.

E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky nuk pranon që të japë pushtetin e tij për të mbrojtur interesat e familjes.

Ai bëri klounin atje në Bruksel. Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet dhe abuzimet. Nuk do të ndërpresim rezistencën tonë, betejën tonë. Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, pohoi ai.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?