AktualitetPolitike

Zbardhet deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Përshpejtim i anëtarësimit

KAON

Këtë thotë në thelb deklarata e Samitit të BE dhe Ballkani Perëndimor e mbajtur sot në Bruksel

 

 

Tre janë shtyllat themelore të diskutimeve dhe të veprimeve konkrete që pritet të merren: Përshpejtim i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe blindim i sigurisë kibernetike.

“Duke rikujtuar Agjendën e Selanikut dhe Deklaratat e Sofjes, Zagrebit, Brdos dhe Tiranës, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë. BE-ja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë”, thuhet në deklaratë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?