BotaSport

VIDEO/ Tragjedi në Brazil, rrufeja godet futbollistët

KAON

 

Ndeshja e cila po luhej në kuadër të Kupës së Amatorëve të Brazilit, ishte në pjesën e dytë kur filloi të binte shi i dendur, por vijoi normalisht deri në incidentin fatal/ Përveç të njërit, pesë futbollistë të ndjerë janë lënduar dhe janë trajtuar në spital, pa asnjë informacion zyrtar për gjendjen e tyre.

“Patëm shi të dendur, por fusha ishte në gjendje të mirë. U errësua shumë për pak kohë, por qielli kishte filluar të kthjellohej. Dukej se do të kalonte, por më pas ra rrufeja dhe ndodhi tragjedia fatale”, tha menaxheri sportiv i bashkisë Santo Antonio Da Platina.

“Kur ra rrufeja kishte disa lojtarë që vraponin për topin, por vetëm një u godit në mënyrë direkte, të tjerët thjesht u prekën. Për fatin e keq, njëri prej tyre vdiq, ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital”, përfundoi Marcos Ferreira./ abcnews/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?