Plas arma në Kurbin, qëllohet drejt një polici
Të shtëna me armë raportohen këtë mëngjes në Kurbin, ku dyshohet se është qëlluar drejt një polici.
Ishte vetë 22-vjeçari, punonjës i Forcave Shqiponja pranë drejtorisë se Lezhës ka bërë denoncimin në komisariatin e Kurbinit se dy persona kanë qëlluar me armë drejt tij.

Sipas denoncimit të tij, në aksin dytësor Sanxhak – Autostradë, një makinë në lëvizje ka qëlluar drejt tij.
Ende nuk dihen detaje për ngjarjen, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Total 0 Votes
0
0
