Monika Kryemadhi: Asnjë pronë e imja apo e familjes nuk është sekuestruar nga SPAK
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mohuar që asaj dhe familjes t’i jenë sekuestruar prona nga Prokuroria e Posaçme.
Kryemadhi tha se sendi i vetëm i sekuestruar është celulari dhe ai në kuadër të hetimeve për inceneratorin.
“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin.
Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Vetëm celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia.
Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju.
Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, tha Kryemadhi.
Total 0 Votes
0
0
