Bota

Irani sfidë SHBA-s dhe Izraelit: Nuk do e mundin kurrë Hamasin

KAON

“Edhe nëse lufta do të zgjasë 10 vjet, SHBA dhe Izraeli nuk do të jenë në gjendje kurrë ta shkatërrojnë Hamasin”.

Kjo ishte deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian gjatë një forumi online që u mbajt nga Katari, vend ky i angazhuar që prej nisjes së luftimeve për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm.

“Hamasi i ka rrënjët te realiteti dhe populli palestinez. Kjo është arsyeja kryesore që ai nuk do të shkatërrohet kurrë”, shtoi Amirabdollahian.

Irani prej nisjes së luftës Izrael-Hamas akuzohet se fshihet pas sulmeve të terroristëve brenda territorit izraelit, gjë që është mohuar nga Teherani zyrtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?