Besëpreri Bamir Topi i bashkohet ftesës së Bashës
Dita e sotme shënon 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ky përvjetor e ka gjetur të përçarë këtë forcë politike, ku dy grupimet, ai i kryesuar nga Lulzim Basha dhe ai i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të fëstojnë të ndarë.
Ajo që ka rënë në sy, është pjesëmarrja e ish-presidentit Bamir Topi në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të zhvillojë Basha ceremoninë përkujtimore.
Topi është kapur nga kamerat e kqz teksa votonte Erion Veliaj për kryetar të Bashkisë. Ai njihet gjithashtu edhe për qëndrimin e egër ndaj atij që e ngriti në postin më të lartë të shtetit, Sali Berishës.
Topi gjatë kohëve të fundit ka qenë i distancuar nga zhvillimet në PD, duke shfaqur shpesh kritika për mënyrën e drejtimit të kësaj force politike.
Kujtojmë se PD është partia e parë opozitare e themeluar në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist.
