AktualitetRajoni

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, në pranga 4 anëtarët

KAON

Autoritetet italiane kanë arritur të shkatërrojnë një bandë kriminale shqiptare, e përbërë nga pesë persona.

Siç raportojnë mediat italiane banda shqiptare ishte kthyer në makth për qytetarët në Itali. Grupi shqiptar akuzohet se ka kryer dhjetëra vjedhje në banesa të ndryshme në Milano, Bergamo, Monza, Brianza dhe Varese.

Në prangat e policisë kanë rënë katër pjesëtarët e grupit, përfshirë edhe drejtuesi i bandës. Ndërsa pjesëtari i pestë ndërroi jetë në aksident rrugor në 19 tetor të këtij viti.

Sipas hetimeve të policisë, banda shqiptare hynte në banesat e italianëve për të vjedhur para dhe sende me vlerë. Sipas te dhënave rezulton se banda shqiptare ka kryer të paktën 17 vjedhje.

Anëtarët e bandës synonin shtëpitë me dritat e fikura, duke supozuar se pronarët ishin jashtë. Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të bandës policia italiane gjeti dhe sekuestroi 50 mijë euro dhe bizhuteri të ndryshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?