Aktualitet

“Lamtumirë Mirush”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi këtë të martë. Teksa ka ndarë një foto të artistit, kreu i qeverisë ka shkruar shkurt: “Lamtumirë Mirush”. Artisti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75 vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës, njoftuan familjarët e tij.

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë. Një pjesë të jetës ia kushtoi teatrit, ku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?