Aktualitet

Detaje nga atentati i Nikulaj në Lezhë, policia shoqëron disa persona, dyshohet për hakmarrje

KAON

Policia gjeti në vendin e ngjarjes plot 25 gëzhoja, plumbat e të cilës i shkaktuan vdekjen Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt.

Ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë, policia ka shoqëruar disa persona. Nga mënyra se si është organizuar ngjarja duket një atentat i mirëfilltë i organizuar ndërsa dyshimet kryesore janë për hakmarrje nga ana e fisit Lekstakaj që kanë lënë brenda pak muajve tre të vrarë.

Entjan Nikulaj u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur Ura e Trenit, teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë.

Menjëherë pas atentatit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura. Automjeti me targa ”AB138HT’ rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.

Pas krimit, autorët i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj është gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.

Konflikti midis dy familjeve Nikulajt dhe Lekstakaj ka nisur në vitin 1996 pas një sherri banal dhe prej vitesh, ata janë hakmarrë me njëri-tjetrin duke shkaktuar viktima të shumta.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt. Ky i fundit u ekzekutua në Prill, në lokalin e hotelit të tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, ai u qëllua me armë  zjarri pë r vdekje nga një “killer” portugez i cili bashkëpunoi me disa shtetas anglez. Porosia, sipas prokurorisë, ishte dhënë nga Edmond Haxhia, nipit i Lekstakajve, me të cilët fisi Nikulaj ishte në hasmëri. Lidhur me krimin, portugezi është arrestuar në Marok për llogari të autoriteteve shqiptare, ndërsa personat e tjerë që akuzohen se kanë marrë pjesë në krim janë ndaluar në Britani: Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson.

Pak ditë më parë, u raportua se në kuadër të hetimeve, autoritetet marokene kanë sjellë në Shqipëri telefoninn e Ruben Saraivës 28-vjeçarit portugez i dyshuar se kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?