AktualitetPolitike

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punimet në orën 11:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Malltezi.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë ku janë të pranishëm delegatë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Diaspora. Pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.

Kryedemokrati Sali Berisha një ditë më parë tha se Kuvendi ka për “qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania