SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Rey Manaj shpërthyes kundër Trabzonspor duke realizuar një dopietë golash.

Më në fund, pas një sezoni zhgënjyes në Angli tek ekipi i Watford, Rey Manaj po gjen formën e tij më të mirë duke dhuruar paraqitje pozitive në Turqi, te Sivasspor. “Bomberi” kuqezi ishte shpërthyes në sfidën kundër Trabzonspor duke realizuar një dopietë golash. Në minutën e 20-të, me kokë dy herë, Manaj realizoi golin e tij të parë në këtë takim, të dytin për Sivasspor.

Miqtë barazuan shifrat brenda pjesës së parë, por me fillimin e fraksionit të dytë, Manaj me një super gol riktheu sërish Sivasspor në avantazh. Për fat të keq, “dopieta” e tij nuk mjaftoi për t’i dhënë tre pikët ekipit të tij pasi Trabzonspor barazoi shifrat në 3-3 në minutën e 76-të, rezultat që mbeti i pa ndryshuar deri në fund. Me këtë “dopietë”, Manaj ngjitet në kuotën e 4 golave, një më pak se Sokol Cikalleshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?