Nxirren të gjithë punëtorët e ngujuar në një tunel në Indi para dy javëve
Qeveria e Uttarakhand, shtetit verior të Indisë, tha se janë shpëtuar të gjithë punëtorët e ngujuar brenda tunelit Silkayara për 17 ditëve.
Ambulancat janë parë të radhitura në hyrje të tunelit, për t’i transportuar punëtorët në spitalin që ndodhet rreth 30 kilometra larg.
Ambulanca duke bartur të mbijetuar nga shembja e tunelit në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, 28 nëntor 2023.
Të ngujuarit ishin pajisur me ushqim, ujë, drita, oksigjen dhe ilaçe përmes një tubacioni, por ekipet e shpëtimit kishin hasur në shumë pengesa për ta hapur një rrugë për t’i shpëtuar ata.
Tuneli është pjesë e një autostrade me kosto 1.5 miliard dollarë, që është njëra prej projekteve më ambicioze të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e kishte shkaktuar shembjen, por ky rajon goditet shpesh nga rrëshqitjet e dheut, tërmetet dhe vërshimet.
