Arrestohet kreu i Inspektoratit të Ndërtimit…
Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha, 57 vjeç. Hoxha është ndaluar me urdhër të Prokurores Besjana Sadikaj, dyshohet për “shpërdorim detyre”.
Hoxha ishte në detyrë prej rreth 5 muajsh. Ai është drejtori i tretë radhazi i INUV ne Bashkinë Sarande që ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.
Total 0 Votes
0
0
