Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

KAON

Deri në mesditë, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?