Arrestohen 3 pjesëtarë të një grupi kriminal në Shkodër
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 pjesëtarë të një grupit kriminal, që dyshohen për djegien e 4 automjeteve, vjedhjen e 4 në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër.
Po ashtu po punohet për kapjen e 2 të tjerëve, të identifikuar tashmë nga Policia. Në pranga janë vënë shtetasit Gerisjan Duli, Rasim Gorrila dhe Fatjon Jubani, dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Kledis Dibra dhe Amarildo Ndoj.
Njoftimi i policisë:
Këta shtetas, autorë të dyshuar të: djegie së 4 automjeteve, 4 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër.
Nga hetimet rezuloi se këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se kanë kryer këto ngjarje kriminale:
-më datë 18.11.2022, kanë djegur 3 automjete, në një servis automjetesh, ndërsa më datë 10.01.2023, kanë djegur 1 automjet, në fshatin Kaçë;
-gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga këta shtetas, për të shkuar në vendngjarjet.
Vijon intensivisht puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
