Bota

Protesta të mëdha dhe të dhu*nshme në Madrid kundër kryeministrit Sanchez.

Sërish protesta të mëdha dhe të dhunshme në Madrid kundër kryeministrit Sanchez.

Një grup protestuesish, pjesa më e madhe e të cilëve, të maskuar sulmuan me sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Madrid.

Protestuesit lëshuan gurë dhe shishe në drejtim të godinës, teksa policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

“Jemi në diktaturë” ishte thirrja kryesore e protestuesve, të cilët gjithashtu lëshuan thirrje kundër Sanchez, Psoe dhe shtypit.

Këto përplasje marrin një vlerë të rëndësishme politike sepse ekstremistët përsërisin në rrugë parullat e shprehura në Kongres nga lideri i Vox, Santiago Abascal i cili së bashku me të zgjedhurit e tjerë iu bashkuan protestës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?