Moldavët bëhen gati për festë! Muzikë live dhe birra falas para takimit me Shqipërinë
Mediat vendase bëjnë me dije se prej orës 17:00 këngëtari moldav Satoshi do të performojë para ndeshjes, ndërsa do të ketë edhe disa tavolina ku do të shërbehet ushqim pranë stadiumin Zimbru.
Përveç të mirave të ndryshme, do të ketë edhe izvar – pije ideale për motin e ftohtë të vjeshtës. Për më tepër, 1000 gota të birrës do t’i shpërndahen publikut falas.
Një atmosferë që do të jetë e gjitha festive me stadiumin e tejmbushur ku do të jenë të pranishëm edhe 700 shqiptarë. PanoramaSport


Total 0 Votes
0
0