Aktualitet

Shkrumbohen nga zjarri 3 automjete të një biznesi në Vlorë

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në biznes në Vlorë. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike një biznes që merret me ujë të pijshëm.

Nga flakët janë djegur dy furgonë (njëri i shkrumbuar totalisht) dhe një kamion, në pronësi të shtetasit Andon Ribaj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania