AktualitetPolitike

Rama: Shqiptarët e mbledhur nga e gjithë diaspora, do të bashkohen në paradën e traditës

Kryeministri Edi Rama ka treguar se festimet e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do të mbahen në një tjetër mënyrë këtë vit.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama tha se shqiptarët e mbledhur nga Diaspora do të bashkohen në paradën e traditës që do të mbahet në 28 nëntor në Sheshin Skënderbëj.

“111 vjet Pavarësi

Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?