AktualitetPolitike

Rama mbërrin në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris.

KAON

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris.

Rama së bashku me udhëheqësit e tjetër botërorë do të diskutojnë lidhur me mënyrat që duhet të ndjekin sa i përket konfliktit në Gaza.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Rama ka ritheksuar edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në këtë konflikt e cila qëndron e palëkundur me Izraelin, mirëpo është tejet e shqetësuar edhe për viktimat civile në Gaza. Kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se gjatë këtij Forumi do të theksojë se sa e rëndësishme është që t’ i jepet fund kësaj lufte para se të dalë jashtë kontrollit, pasi sipas Ramës tejzgjatja e këtij konflikti i shërben vetëm Hamasit.

I u shpreh se në këtë takim do të kërkonte mbështetjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron që të mbështesnin armëpushimin në Gaza.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?