Balluku ironizon opozitën për tymueset në Kuvend

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, prezantoi sot progres raportin e KE-së për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se ky është progres raporti i parë me frymë pozitive për Shqipërinë, ndërsa u shpreh se SPAK ka arritur rezultate të prekshme në luftë kundër korrupsionit.
Balluku vlerësoi se ky raport është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve, por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë.
“Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e Kryenegociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave të anëtarësimit”, tha Balluku.
Balluku komentoi gjithashtu revoltën e opozitës në Kuvend. Teksa ironizoi veprimet e tyre në sallën e Kuvendit, Balluku tha se marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë do të ratifikohet së shpejti në Parlament. Duke i cilësuar ata si “vokalë”, Balluku tha se ata janë gjithmonë aty për t’i kujtuar shqiptarëve se çfarë bënë në sistemin e drejtësisë.
Balluku: Ata që kanë qenë para nesh nuk lënë askënd të harrojë asgjë, janë aty duke kthyer mbrapsht karriget e parlamentit, duke u futur çdo ditë me një tym në ngjyrë tjetër, njëherë rozë, njëherë blu, sot tymi ishte kaf më duket. Janë vokalë, janë prezentë dhe do u kujtojnë shqiptarëve se cfarë i bënë ata sistemit të drejtësisë dhe cfarë reforme kemi bërë ne. Sa i përket marrëveshjes, ka kaluar në qeveri, sigurisht gjithë procesi i parashikuar dhe do shkojë në Parlamenmt për t’u ratifikuar. Kryeminsitri e ka bërë të qartë arsyen, askush mos të shqetësohet korniza juridike e saj. Nëse kjo marrëveshje do bëhej mes dy shteteve të BE-së, do ishte normale apo jo? Por ne e konsiderojmë vendin tonë evropian dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi gjithnjë solidarë me shtetin italian. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë arrijnë të merren dhe me pigmentin e lëkurës së emigrantëve që do strehohen në Shqipëri. Pavarësisht se kemi pasur ngjyrën e lëkurës të njëjtë me europianët ne jemi popull që jemi paragjykuar. Është një rrugë e gjatë, do shkojmë në parlament, do e dëgjoni në komisione, asnjë nga ne se ka problem tës shprehet për këtë marrëveshje ndërkombëtare.
Ndër të tjera zv.kryeministrja ceku në fjalimin e saj marrëveshjën që Shqipëria firmosi në Romë për të strehuar në Shëgjin rreth 46 mijë emigrantë afrikanë.
Balluku tha se marrveshja e firmosur në Romë respekton të drehtën ndërkombëtare dhe se arsyet e marrëvehsjes janë ta qarta.
Balluku: Marrëveshja e firmosur në Romë do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Arsyet e marrëveshjes janë të qarta. Marrëveshja respekton të drejtën ndërkombëtare. Ne jemi një vend evropian dhe e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka shteti fqinj. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës politike me qeverinë arrijnë në nivelin të merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri. Është një rrugë e gjatë, do të shkojë në parlament, do ta dëgjoni në Komisone.
