Politike

Çfarë skenari do të ketë nesër në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

KAON

Sali Berisha ka deklaruar sot se aksioni i opozitës do të vijojë me sakrifica më të forta në Kuvend.  Ai shtoi se opozita është e vonuar në këtë aksion.

“Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta per të rikthyer të drejtat tona kushtetuese sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se në disa aspekte jemi të vonuar në këtë betejë.

Deputetët do të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Vendi do të përcaktohet.

Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. Cila ditë apo cila java mbetet për tu përcaktuar. Parlamenti është futur nën tavolinë, është bërë virtual”, tha Berisha.

Kujtojmë se Rithemelimi nuk ka lejuar së fundmi zhvillimin e seancave plenare. Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e fundit, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.

Rama është miqësuar me Xhafën se kërkon të shpëtojë menderen kur të lërë detyrën! I ka ardhur fundi

Se cili është interesi i Edi Ramës, të mendosh se Edi Rama qenka i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike, është një vetëmashtrim.
Edi Rama e pa se opozita, kokën e të cilës e korruptoi, e pa se doli jashtë çdo kontrolli.
E pa se lindi shpresa, u bashkua dhe ky bashkim lindi shpresën.
E pa se jo vetëm me deklarata, por me një vëllim 600 faqesh, kjo opozitë u faktoi shqiptarëve dhe botës se ai ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk i ka fituar.
E pa se me këtë opozitë nuk fiton më zgjedhjet, se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin atë.
Pra, është një tmerr dhe ferr.
Po të jap një të dhënë tjetër.
Pikërisht se e ka lepurin e tmerrshëm në bark, ka bërë miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me të sepse kërkon të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës. Dhe ligje të tjera.
Në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lërë detyrën.
Prandaj ata që lëshojnë këtë pyetje, bëhen avokatë. Disa pa dashje, disa të mjerë, të Edi Ramës.
Po si mundet një njeri që të mohojë të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës.
Sot, Komisioni Europian ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Si mund të mohosh inicativën ligjvënëse të deputetëve të opozitës?
Ku ka ndodhur në botë, që të mbyllësh dyert e ndërtesës administrative të parlamentit ku është mbledhja e grupit?
Si mundet të adaptohen këto qëndrime nga ky njeri që nuk ka frikë?
Po ky ka tmerr, e ka kapë tmerrin se ka lindur shpresa.
Ky e di në mënyrë absolute se do largohet nga pushteti. Prandaj shkon dhe firmos marrëveshje të tilla.
Prandaj dhe është i aftë për çdo gjë. Mban Belerin në burg politik, thotë po nënshkruaj me Italinë një marrëveshje që të kem një mbështetje, po i ka ardhur fundi.
Lexoni çfarë ka thënë para dy vitesh për këtë marrëveshje, që kurrë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë.
Por tani që po përballet me opozitën e vërtetë, nuk e di nga t’ia mbajë.
Kjo është e vërteta.
Unë në betejë jam. Beteja nuk është e re për mua!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?