Papa Françesku: Nuk jam mirë, nuk do ta lexoj predikimin tim
Papa Françesku ka zbuluar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë një takimi me një delegacion të rabinëve europianë, ai nuk e lexoi njoftimin që kishte përgatitur, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët:
“Faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’jua jap në dorë”, tha Papa.
Në fjalimin që kishte përgatitur të mbante para rabinëve evropianë Papa thotë se drejtësia e dialogu janë mjetet e duhura për të ndërtuar paqen dhe jo armët. Ai dënoi edhe përhapjen e demonstratave antisemite, duke i quajtur shqetësuese. Herën e fundit që Papa Françesku kishte shfaqur probleme shëndetësore ishte pranvera e këtij viti kur ai u shtrua në spitalin e Romës për bronkit
