AktualitetPolitike

Mbedhja e Komisionit të Ekonomisë po zhvillohet online. Në fokus të diskutimeve është projektligji për buxhetin e 2024.

KAON

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbedhja e Komisionit të Ekonomisë po zhvillohet online. Në fokus të diskutimeve është projektligji për buxhetin e 2024.

Ndërkohë, deputetja e PD, Sorina Koti gjatë fjalës së saj e krahasoi situatën me një gjendje lufte. Sipas saj nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit.

“Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë,” tha Sorina Koti.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Z. Eduard Shalsi i kujtoi deputetës së PD se ishin kolegët e saj që bllokuan derën dhe nuk lejuan zhvilllimin normal të seancës.

“Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini,” tha Shalsi.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se deputetët e opozitës do të vijojnë të mos lejojnë zhvillimin normalisht të seancave. Prandaj duke marrë shkas nga këto zhvillime Kuvendi ka vendosur që mbledhjet të mbahen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Kujtojmë se ditën e premte nga Kuvendi u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?