VIDEO/ Rama dhe Balluku inspektime në kantierat e Krujës pas tërmetit
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë shkuar për inspektim në Krujë në kantieret e Rilindjes pas tërmetit, ku po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia.
Ata kanë deklaruar se deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave.
Krujë – Në kantieret e Rilindjes pas tërmetit, ku pas peripecive të panumërta me dokumentet e pronësisë, po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia, të cilave u jemi mirënjohës për durimin e besimin se ne nuk do t’i harronim kurrësesi.
Deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave.
Në total deri më tani janë dorëzuar çelësat për afërsisht 6 mijë që sot jetojnë në shtëpi më të mira, më të bukura e më të forta se sa ato që humbën nga tërmeti”, shkruan Rama në Facebook.
