Sport

Roma thyen në limite Monza-n

KAON

Me Gjimshitin në qendër, titullar si në çdo sfidë, Atalanta mori një trepikësh të rëndësishëm pas suksesit të pastër 2-0 përballe Geona-s. Bergamskët vuajtën jo pak, teksa golin e avantazhit e gjetën në minutën e 68-të me Lookman. Goli i sigurisë erdhi në shtesë, në minutën e 95-të, me Ederson. Në përfundim të sfidës, Gjimshiti u vlerësua me nota pozitive nga mediat italiane, udhëhoqi i qetë prapavijën pa rrezikuar shumë.

Fal këtij suksesi, Atalanta renditet në vendin e 6-të në kuotën e 16 pikëve, dy më shumë se sa Roma. Ekipi i Jose Mourinho-s mposhti Monza-n me rezultatin minimal 1-0, një ndeshje e vendosur në limite. Pavarësisht se me një lojtar më shumë nga minuta e 41-të, pas kartonit të dytë të verdhë të D’Ambrosio-s, Roma e kishte të vështirë të gjente golin e fitores, erdhi vetëm në minutën e 90-të me El Shaarawy.

 

 

Nuk mund të mungonte as protagonizimi i Jose Mourinho-s i cili u ndëshkua me karton të kuq teksa ironizoi me gjeste pankinën e Monzës: “U përjashtova pasi heshta pankinën ne Monza-s, por nuk ofendova askënd. Më vjen keq që nuk do të jem kundër Interit”, u shpreh ndër të tjera Mourinho pas ndeshjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?