Demokratët presin me brohorima e duartrokitje Sali Berishën në selinë e PD
Sali Berisha ka mbërritur rreth 20 minuta më parë në selinë e Partisë Demokratike, ku po I drejtohet publikut me një konferencë urgjente, pas arrestimit të dhëndërit të tij Jamarbër Malltezit, ndërsa për vetë atë është dhënë masa e sigurisë ‘’Detyrim paraqitje’’.
Para se Berisha të mbërrinte në selinë buzë lumit Lana, atje janë grumbulluar një numër I vogël mbështetësish dhe deputetësh të Partisë Demokratike.
Po ashtu, nuk kanë munguar as aktivistë dhe aktorë të njohur jetës publike,të cilët janë deklaruar hapur mbështetjen ndaj Sali Berishës, dhe janë shfaqur disa herë krah këtij të fundit në protestat kundër atij që ish-kryeministri e quan regjim I Edi Ramës.

Sali Berisha ne konferencen urgjente ne PD – 21 Tetor 2023

Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu disa minuta pas orës 21.00, siç ishte deklaruar, ndërsa për ka qëndruar për disa momente në makinën Mercedes Benz duke folur në cellular. Truprojat kanë hapur derën vetëm kur Berisha ka përfunduar telefonatën.
Në shkallët dhe hyrjen kryesore të Partisë Demokratike, mbështetësit e PD dhe simpatizantët e Berishës kanë nisur të brohorasin emrin e tij. Nuk kanë munguar as duartrokitjet për liderin historic të demokratëve, deri në ambinetet e sallës ‘’Azem Hajdari’’, ku po mbahet konferenca.